Eksperti juridik Mersim Maksuti thotë se pengesat që mund të jenë për fuqizimin e Ligjit të gjuhëve janë iniciativat e dorëzuara në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ligjit në fjalë.
“Interpretimet cilat i bën Gjykata dhe vendimet cilat i merr, duhet të jenë në funksion të stabilizimit politik të këtij vendi duhet të jenë në funksion të rritjes së bashkëjetesës së këtij vendi dhe në interpretim të progresit dhe interesit përgjithshëm publik dhe interpretimet e cila duhet t’i bëjë Gjykata Kushtetuese duhet të jenë në këtë frymë në daljen nga kriza politike në avancimin e të drejtave etnikumeve dhe kjo është e cila sjell progres”, tha Mersim Maksuti.
Ai vlerëson se shkurtimi i procedurës së debatit për 36 mijë amadamentet e dorëzuara nga OBRM-PDUKM u bë konform rregullores dhe në përputhje me Kushtetutën e vendit.