Site icon Telegrafi

Maksuti: Me badenter të zgjidhet Qeveria dhe të ndahet buxheti

Profesori universitar dhe njohës i çështjeve juridike, Mersim Maksuti, në emisionin “Studio e Hapur”, në TV Nova, ka pohuar se modaliteti i badenterit duhet të vihet edhe më shumë në praktik, sepse vetëm në këtë mënyrë shqiptarët do të jenë një zë i fuqishëm në parlament dhe qeveri, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai gjithashtu tha se me badenter, por edhe modalitetet tjera të cilat janë shqyrtuar deri më tani, apo edhe ndonjë princip tjetër i cili nuk është praktikuar tek ne, është mirë të shqyrtohen, dhe ne si komunitet të marrim hiset tona, por si fillim badenteri do të ishte mirë që të përdorej edhe në themelimin e qeverisë, por edhe në sferat tjera të ekzekutivit siç janë ndarja e buxhetit, apo edhe në organet e drejtësisë në vend./Telegrafi/

Exit mobile version