Site icon Telegrafi

Makraduli për ndotjen në Shkup: Nuk ka nevojë për situatë alarmante

Zëvendësministri i mjedisit Jani Makraduli ka hedhur poshtë pretendimet se Shkupi rregullisht është në mesin e pesë qyteteve më të ndotura në botë.

Ai madje tha se për dallim nga vitet e kaluara në të njëjtën periudhë kohore, matjet nga qendra e monitorimit shtetëror tregojnë ka ulje drastike të ndotjes së ajrit.

“Nuk them që nuk ka ndotje, por nuk është nevoja që të shpallet situatë alarmante në qytet. Këtë vit nuk është i ndotur sikur vitet tjera, sepse së bashku, të koordinuar dhe falë ndërgjegjësimit të qytetarëve dhe me aktivitetet të pushtetit qendror dhe atij lokal kemi më pakë objekte që ndotin. Askund në botë nuk ka ndonjë zgjidhje tjetër për ndotjen e ajrit përpos eliminimit të burimeve të ndotjes”, tha Jani Makraduli.

Makraduli këto komente i bëri në përurimin e sistemit të ri për ngrohje që përdor pompa termike i cili funksionon me sistemin ujë – ajër në një kopsht të fëmijëve në Komunën e Karposhit.

Exit mobile version