Zv.ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli, thotë se rastet sociale të cila përdorin mjete joekologjike për ngrohje do të marrin ndihmë nga shteti dhe do t’ju zëvendësohet ajo që përdorin.
Ai thotë se buxheti prej vetëm 1.6 milionë eurove nuk është i vogël, pasi siç thotë, për luftën kundër ndotësve të ajrit nuk duhen shumë para, por duhet vendosmëri dhe punë sistematike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Edhe me këto mjete do të tregojmë se rezultatet ekzistojnë. Në Maqedoni ka gjithsej 396 kompani me eko-leje legale, prej të cilave 160 janë A-leje. Për dallim nga viti 2017 kur ka pasur tre inspektorë në Bashkinë e Shkupit, tani janë 18 në numër dhe pesë të tjerë në Inspektoratin Shtetëror”, thotë Makraduli.
Ai tha se mbetet në qëndrimin se ngrohja e amvisërive është shkaktari më i madh për ndotje, ndërsa në Shkup harxhohen 317 ton dru për ngrohje./Telegrafi/