Vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti inspektorati shtetërorë ka dënuar 242 subjekte dhe janë shqiptuar dënime 110 dënime, tha sot zv. ministri i Mjedisit, Jani Makraduli.
“Këtë e kanë bërë inspektorët nga Inspektorati i Qytetit të Shkupit. Analizat tona nga Inspektorati Shtetërorë thonë se janë dyfishuar kontrollet e rregullta, që do të thotë në secilën instalim që ekziston ka shkuar inspektorë për kontroll të rregullt”, tha Makraduli.
Në lidhje me vitin e kaluar, sipas tij, funksionojnë katër instrumente të reja matëse, ka përfunduar tenderi për mirëmbajtjen e pesë instrumenteve të mbetura në Gostivar, Kërçovë, Shkup Lisiçe dhe Veles, ndërsa këto ditë do të instalohen edhe instrumentet e tjera të ngelura.
Zv. ministri Makraduli tha se ajo e cila është treguar si dobësi është hedhja e përgjegjësisë dhe për këtë Qeveria ka vendosur të bëjë aksionet të koordinuara me të gjithë inspektorët, të cilët mund të reagojnë në terren në aksione të përbashkëta së bashku me ndihmën e Ministrisë për Punë të Brendshme./Telegrafi/