Site icon Telegrafi

Makraduli: Ndotja e ajrit në Shkup do të ulet për 50 për qind (Video)

Zv.ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli, sot në konferencë për shtyp prezantoi planin dhe programin për uljen e ndotjes së ajrit në Maqedoni, duke thënë se zbatimi i tij do të jetë prioritet strategjik i qeverisë për vitin 2019.

Ai tha se për këtë qëllim janë siguruar 1.5 milionë euro shtesë dhe se plani do të zbatohet me transparencë dhe përmes qasjes së koordinuar, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Ky program ka në plan ta ulë ndotjen e ajrit në Shkup deri 50 për qind, ndërsa në qytetet tjera do të ketë ulje të ndotjes mes 30 dhe 50 për qind”, tha Makraduli.

Në pyetjen e gazetarëve për shkaktarët e ndotjes, ai tha se numër një për ndotjen e ajrit janë ngorhja e amvisërive, ndërsa më pas vijnë komunikacioni dhe industria./Telegrafi/

Exit mobile version