Telegrafi

Makraduli: Këtë vit kemi më pak ditë me ajër të ndotur

Zëvendësministri i Mjedisit Jetësor, Jani Makdraduli thotë se në Maqedoni të Veriut ka ra numri i ditëve me ajër të ndotur.

Ai thotë se po punohet në zgjidhjen e problemit të ajrit të ndotur, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Këtë vit kemi ditë më pak të ndotura dhe qëllimi ynë është që deri në vitin 2024 të mos ekzistojë institucion publik që ndot ajrin. E dini se vitin e kaluar nuk filloi viti arsimor për shkak të ajrit të ndotur”, tha Makraduli.

Ai thotë pas një kohe të gjatë, tashmë edhe stacionet që masin cilësinë e ajrit punojnë.

Ndryshe, Shkupi disa herë këtë vit ka qenë ndër qytetet me ajër më të ndotur në botë. Gjendje të njëjtë për nga ndotja e ajrit sikurse Shkupi kanë edhe qytetet tjera të Maqedonisë së Veriut duke përfshirë këtu, Tetovën, Gostivarin, Kumanovë, Kërçovën, Manastirin dhe Strumicën./Telegrafi/