Në kuadër të Planit për ajër të pastër, u mbështet projekti “Gjethe të gjelbër, ajri i pastër” me iniciativën e Fakultetit të Bujqësisë dhe Ushqimit dhe Fakultetit të Pyjeve në Shkup, ku parashikohet rritje e përqindjes së pemëve frutore në secilën komunë të Shkupit dhe parqet urbane dhe kopshte urbane, shkolla fillore dhe të mesme.
Për këtë qëllim, sot zv. ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Jani Makraduli së bashku me kryetarin e Komunës së Kisella Vodës, Filip Temelkovski para ndërtesës së CDG-së “Lule të lumtura”, “Sinoliçka” shënuan fillimin gjelbërimit të oborrit.
Në periudhën e ardhshme, “Sinoliçka” do të marrë një gardh të gjelbër të fidanëve me gjelbërim të përhershëm, një zonë të re me bar, dhe oborri i saj do të pasurohet me më shumë fidan.
Kjo masë ka një funksion dhe rëndësi të dyfishtë, si në aspektin e kujdesit ndaj mjedisit dhe përgjegjësisë, ashtu edhe në rritjen e procesit arsimor të fëmijëve tanë./Telegrafi/