Jani Makraduli ka reaguar përmes një statusi në Facebook, pas intervistës që Ali Ahmeti e bëri në Radio Evropa e Lirë, duke shkruar se Ali Ahmeti po e luan rolin e Millosheviqit para këtyre zgjedhjeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Në shoqëri me Latasin dhe Xingon, Ahmeti po e luan rolin Millosheviqit para këtyre zgjedhjeve. Atë që Gruevski e dëshiron dhe nuk mund ta shprehë, Ahmeti e thotë hapur. Sikur Millosheviqi kërkonte diçka të ngjashme, ai tani “ndalon” shqiptarët që të votojnë për LSDM-në”, shkruan mes tjerash Makraduli.
Ai gjithashtu theksoi se ajo çfarë kërkon Ali Ahmeti nuk është burrërore, e cila mund të gjendet vetëm në projektet e Gruevskit./Telegrafi/