Ibrahim Makolli, kandidat për deputet në listën e LDK-së në #debatzgjedhor ka debatuar për marrëveshjen Kosovë-Serbi.
“Është e qartë që në jemi në dialog teknik me Serbinë që nga viti 2013, dhe është e ditur që janë të nënshkruara shumë marrëveshje dhe disa nga to nuk po zbatohen nga pala serbe. Ky dialog që ka rifilluar në vitin që e lamë pas, ka për qëllim që në fund të ketë një marrëveshje, për njohje reciproke në mes të dy vendeve”, u shpreh Makolli.
Tutje Makolli tha se “Pse mund te rezultoj një marrëveshje e suksesshme me Serbinë nga ky dialog!? E kemi edhe letrën e fundit të Presidentin Biden, poashtu edhe zotimet e BE-se për një marrëveshje të obligueshme për të dyja palët. Në këtë kuadër nuk përfshihet as shkëmbimi i territoreve e as asosiacioni me komeptenca ekzekutive. “
“Asociacionin mund ta bëjmë në çdo moment në pajtim me Kushtetutën dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Por, në fund të rrugës nëse për një aryse ose tjetër nuk do të ketë marrëveshje me Serbinë, atëherë të dyja vendet do të vazhdojnë rrugën tonë, sepse nuk mund të bëhemi peng i tekeve të Serbisë.” përfundoi Makolli.
Ibrahim Makolli, ish-ministër i Diasporës, në këto zgjedhje garon për deputet me numër 34, në listën e LDK-së.