Site icon Telegrafi

Makolli: Duhet të ekzistojë dënimi me vdekje në Kosovë

(Foto: KP)

Alban Makolli, i cili njihet edhe si skenarist, mori pjesë në protestën e sotme (e mërkurë), ku u kërkua mbrojtja e grave dhe vajzave, pas rastit të dhunimit të 11-vjeçares.

Në një prononcim për KosovaPress, ai ka deklaruar se duhet më shumë edukatë për fëmijët nga prindërit.

Lexo po ashtu Protesta kundër dhunës seksuale, qytetarja: Sot këtu kam dal për vajzën time

Njëherësh, sipas tij, duhet të ekzistojë edhe dënimi me vdekje në Kosovë.

“Duhet të gjitha nënat shqiptare të zgjohen prej gjumit mbas këtij rasti”.

Lexo po ashtu Dhunimet ndaj grave, protestuesit paraqesin katër kërkesa për institucionet

“T’i edukojnë fëmijët e tyre së pari dhe drejtësia duhet ta thotë fjalën e vet. Dënimi me vdekje duhet të ekzistojë në Kosovë”, ka thënë Makolli.

Lexo po ashtu “Viktima nuk ka faj”, “Burgim të përjetshëm” – gjithçka nga protesta e sotme kundër dhunës ndaj grave e vajzave
Exit mobile version