Kandidati me numër 34 nga lista LDK-AKR që garon në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, Ibrahim Makolli bashkë me kandidatë tjerë për deputetë nga kjo listë kanë qëndruar sot në qytetin e Vitisë.
Makolli dhe kandidatët tjerë nga kjo listë kanë marrë përkrahje të madhe në këtë vend.
“Përkrahje e jashtëzakonshme në Viti”, ka njoftuar Makolli në Facebook, teksa ka bashkangjitur edhe fotot e këtij tubimi elektoral.
Makolli bashkë me kryetarin e AKR-së, dhe kandidatët tjerë nga kjo parti që garojnë në këto zgjedhje bashkë me LDK-në kanë vizituar edhe shoqatën “Lidhja e invalidëve dhe viktimave civile dhe të zhdukurve në Kosovë” që njëkohësisht merret edhe me rehabilitimin e grave të keqtrajtuara.
Makolli ka qenë edhe koordinator i delegacionit të Kosovës për persona të pagjetur.