Site icon Telegrafi

Makis Balaouras: Nuk e hedh poshtë mundësinë e emrit të jetë vetëm Maqedoni

Deputeti i partisë opozitare greke Demokracia e Re, Janis Kefalojanis, i cili është përgjegjës edhe për politikëm e jashtme të partisë, kërkoi nga Qeveria greke që qartë ta shpreh qëndrimin e saj për çështjen rreth emrit të Maqedonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Pas deklaratës së djeshme të deputetit Syriza-s, Makis Balaouras se ai nuk do ta hedhë poshtë mundësinë që emri i vendit tonë të jetë vetëm Maqedoni. Kefalojanis kërkon prononcim nga Tsipras nëse këto qëndrime janë ‘mendime personale’ apo ‘gabime gjuhësore.

Balaouras në një intervistë për një radio greke se për të janë të pranueshme emrat si Maqedonia Veriore ose Sllavomaqedonia, por se nuk do ta hedhë poshtë as mundësinë që zgjidhja e emrit të jetë thjeshtë Maqedoni.

Qeveria e Tsipras-it distancohet nga kjo deklaratë dhe përsërit se pozicioni i Athinës zyrtare mbetet emër me përcaktim gjeografik për përdorim të përgjithshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version