Telegrafi

Makineria e golave ka “emrin” Messi, tetë sezone me mbi 40 gola me Barçën (Foto)

Lionel Messi po befason të gjithë me vazhdimësinë e shënimit të golave.

Ylli argjentinas, Messi, padyshim se është një golashënues i lindur.

Në karrierën e tij profesioniste, Messi, ka shënuar shumë gola në kampionat, gara evropiane dhe gara ndërkombëtare.

Kjo ka bërë që sulmuesi i Barcelonës të fitoj disa herë çmimin e golashënuesit të La Ligas, “Pichichi”, por edhe “Këpucën e Artë” të Evropës, përcjell Telegrafi.

Megjithatë, “Pleshti Magjik” ka një statistikë brilante në vazhdimësinë e shënimit të golave për sezone me radhë me fanellën e Barcelonës.

Messi ka arritur që në tetë sezonet e fundit radhazi të shënoj shifrën e mbi 40 golave, ku spikat sezoni 2011/12 ku ka shënuar 73 gola me Blaugranët, ndërsa deri më tani këtë sezon ka 41 gola. /Telegrafi/