Site icon Telegrafi

Makinat me të cilat shëtit Putini nëpër Rusi (Foto)

Fotografitë e makinave luksoze të presidentit rus, Vladimir Putin, kanë “pushtuar” mediat ruse. Këto fotografi janë bërë publike nga një kompani për modifikimin e makinave, aty ku veturat e Putinit janë duke u modifikuar.

Plani është që të krijohet një limuzinë presidenciale për Putinin, dhe për anëtarët e tjerë të lartë të qeverisë, së bashku me disa automjete gjithë familjare.

Herën e fundit kur ishin publikuar pamjet e veturave ishte prilli.

Sido që të jenë punuar veturat, duket se Putinit i pëlqen stili britanik i veturave, pasi ato kanë pamjen e Rolls-Royce Phantom, Land Rover dhe Bentley.





2013 / Zil / Putin

Exit mobile version