Mohamed Abdel Wahab e ka themeluar në Kairo të Egjiptit, Muzeun e Torturës, ku janë ekspozuar disa makina të cilat janë shfrytëzuar për të ndëshkuar njerëzit.
Në mesin e 180 pajisjeve, ndodhet thika gjigante në formë lavjerrësi, për të shqyer trupin e të ndaluarit; një gijotinë që është ende në gjendje të mirë; arkivoli me thumba të mprehtë; si dhe rrota e madhe për t’i thyer eshtrat e njerëzve, transmeton Telegrafi.
Të gjitha këto pajisje apo makina vijnë nga vende të ndryshme të botës, si dhe kanë histori të veçanta.
“Ideja për krijimin e këtij muzeu më erdhi kur e vizitova Irakun. Për koincidencë, hyra në shtëpinë e ish-presidentit Saddam Hussein. Shoferi që po më shoqëronte, lagu pantallonat nga frika. E pyeta se çfarë po ndodhë, më tha se as zogjtë nuk kanë mundur të fluturojnë sipër shtëpisë së Sadamit”, ka thënë historiani Wahab.
“Më e lehtë do të ishte gjetja e gjilpërës në fund të detit, sesa krijimi i këtij muzeu. Duhet të mbledhësh pajisje, shumica e të cilave janë të ndaluara për publikuan. Shumica prej tyre as që ekzistojnë, por janë skicuar nga ata që dikur kanë torturuar njerëz”, shtoi ai.
Hapësira e cila ndodhet poshtë një parkingu të kryeqytetit të Egjiptit, hapet vetëm një herë në vit, gjegjësisht më 26 qershor kur shënohet Dita Ndërkombëtare e Mbështetjes së Viktimave të Torturës. /Telegrafi/
http://www.dailymail.co.uk/travel/travel_news/article-3140645/Torture-museum-displaying-650-items-darkest-periods-human-history-opens-public-one-day-only.html