Site icon Telegrafi

Makina të përmbysura, pemë të thyera e çati të shkatërruara – kjo është gjendja pasi një tornado goditi një pjesë të Gjermanisë (Video)

Banorët e qytetit Bocholt në Gjermani janë ballafaquar me një situatë të vështirë.

Kjo pasi që kjo zonë u godit nga një furtunë e fuqishme dhe më pas nga një tornado që shkatërroi gjithçka i doli para.

Dhe mediat gjermane kanë publikuar edhe pamjet nga çfarë la pas vorbulla e madhe e tornados.

Makina të përmbysura, pemë të thyera e çati të shkatërruara – kjo është gjendja në Gjermaninë Veri-Perëndimore, shkruan Shqiptarja.

“Ishte një uragan i fortë në Bocholt”, ka thënë meteorologu Andreas Friedrich për CNN.

“Ky është tornado e pestë e konfirmuar në Gjermani këtë vit”, është shprehur më pas ai.

Fatmirësisht tornadoja që goditi qytetin Bocholt nuk shkaktoi lëndime në njerëz.

Exit mobile version