Telegrafi

Makina përplas për vdekje një 40-vjeçar në Tiranë

Një 40-vjeçar gjeti vdekjen mbrëmjen e kësaj të shtune në Tiranë, pasi u përplas nga një automjet.

Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se ngjarja ndodhi rreth orës 21:30, në Sauk.

“Më datë 25.05.2024, rreth orës 21:30, në Sauk, mjeti me drejtues shtetasin A. K., 21 vjeç, ka aksidentuar shtetasin H. A., 40 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital”, tha policia e Tiranës në një njoftim për mediat.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, që po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./Tv Klan