Një person ka pësuar lëndime trupore derisa ishte duke punuar. Rasti ka ndodhur dje në Suharekë.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar përderisa ishte duke punuar, makina ia ka dëmtuar dorën. Viktima trajtimin mjekësor fillimisht e ka pranuar në emergjencën e Suharekës, e më pas është dërguar në QKUK Prishtinë ku edhe vazhdon trajtimin mjekësor”, njofton policia.
Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/