Një video mjaft interesante dhe e habitshme po qarkullon në internet, dhe madje ka ngjallur një interes të paparë.
Një video e çuditshme tregon një veturë Odyssey që po lëvizte në autostradë me një motor të lidhur në pjesën e përparme të automjetit. Dhe ndërsa shkëndijat fluturojnë, shoferi i makinës nuk mendon të ndalet, transmeton Telegrafi.
Pas publikimit të videos për këtë aksident të çuditshëm, media të shumta shkruan për të.
Ato zbuluan se 25-vjeçari George Valentin ishte pas timonit të makinës.
Ai u fut në autostradë me një shpejtësi prej më shumë se 110 km/orë dhe goditi motoçikletën dhe vazhdoi të voziste sikur asgjë të mos kishte ndodhur.
Gjithashtu u gjet shoferi i motorit, Chain Arunritthirot, i cili i tha se nuk u plagos rëndë, por mendon se shoferi qëllimisht e goditi me makinë.
Në kohën e goditjes, ai po ngiste me rreth 100 km/orë, dhe pas përplasjes, ai fluturoi në ajër për disa metra. Motori nga ana tjetër mbeti i bashkangjitur me automjetin.
Valentin vazhdoi të vozisë, por kjo u vlerësua si një arratisje nga vendi i aksidentit.
Më vonë Valentin la makinën dhe iku, por policia e gjeti një orë më vonë dhe e arrestoi. /Telegrafi/