Site icon Telegrafi

Makina e parë SUV nga Ferrari, do të jetë një model “prej race të pastër”

Ferrari Purosangue pritet të dallojë nga makinat tjera SUV, që i kemi parë deri më tani

Ishte një vit i ngjeshur për Ferrarin, që deri më tani lansoi F8 Tributo dhe SF90 Stradale, si dhe të fundit 812 GTS dhe F8 Spider, transmeton Telegrafi.

Në të ardhmen, prodhuesi italian do t’i hyjë edhe garës për makinën SUV që të sfidojë Lamborghini Urus dhe Aston Martin DBX. Kjo makinë që vjen deri më 2022, është quajtur Purosangue, që në gjuhën italianen nënkupton “prej race të pastër”, ndërsa Autocar raporton makina e parë SUV nga Ferrari do të dallojë shumë prej tjerave.

“Mendoj se kemi gjetur konceptin dhe pakon, që në njërën anë është SUV i vëretë dhe do bindë blerësit për ta blerë, derisa në anën tjetër është një SUV që dallon shumë nga të njëjtat makina ekzistuese” ka thënë shefi teknik në Ferrari, Michael Leiters.

Konstrukti i Purosangue, do të përfshijë arkitekturën e re të ndërtimit të Ferrarit, duke mundësuar që motorët V6, V8 apo V8, me ose pa mbështetjen hibride, të mund të vendosen në mes të pjesës së përparme. Gjatësia e përgjithshme prej 4.8 metrash, mundëson që në këtë SUV, të vendosen nga dy kabina me nga dy ulëse, derisa sistemi i pezullimit mund të manovrohet sipas nevojës.

Derisa makinat SUV janë shumë të reja për Ferrari, kompania ka angazhuar inxhinierë të specializuar dhe nuk është duke u ngutur që të sjellë ndonjë, pa u siguruar se do jetë shumë i mirë. /Telegrafi/

Exit mobile version