Kieran Harte ka qenë në një rrugë në Leeds të Anglisë, kur një makinë e vogël fëmijësh, u konfiskua përmes kamionit gjigant.
Në vend se të largohet deri në trotuar, ata shfrytëzuan pajisjen me të cilën transportohen mjetet e rënda, transmeton Telegrafi.
“Vetëm kape dhe hiqe, nuk është e rëndë”, ka thënë Harte lidhur me rastin, por njësiti vazhdonte të punonte.
Ngjarja ka qarkulluar në rrjetet sociale, ku është komentuar me mahi.
“Policët që e marrin punën me seriozitet”, si dhe “mbivlerësimi i masës së makinës”, janë dy komentet që kanë marrë më së shumti pëlqime. /Telegrafi/
https://youtu.be/xZwvdLrhuEs