Telegrafi

Makijazhi nga Sellma e bën Genta Ismajlin të duket shumë e veçantë (Foto)

Këngëtarja Genta Ismajli ka qenë mjaft aktive gjatë vitit 2017 me projekte të reja.

E tillë ajo pritet të jetë edhe këtë vit, të cilin mesa duket e ka nisur mbarë dhe me punë.

Ismajli është një emër mjaft i ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi, ajo ka publikuar në lnstaStory një video, ku shfaqet pasi ka kryer makijazhin te grimerja Sellma.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Këtë herë ajo kishte realizuar një grim të veçantë, ku efektet e bënin të dukej sikur ishte duke lotuar.

Një grim i tillë, gjithashtu vinte në pah bukurinë e saj, gjë edhe për të cilën shquhet. /Telegrafi/