Mesfushori i dikurshëm i Chelseat dhe Real Madridit, Claude Makelele, është angazhuar në stafin trajnues të Swansea Cityt nga menaxheri Paul Clement.
Pasi u largua nga Blutë, 43-vjeçari luajti për Paris Saint-Germainin, ndërsa më pas iu bashkua stafit trajnues të klubit francez.
Asokohe, Clement ishte asistent i Carlo Ancelottit dhe dyshja punuan së bashku. Tash janë bashkuar prapë.
“Me kënaqësi ju njoftojmë se ish-futbollisti francez, Claude Makelele, i është bashkuar stafit trajnues të klubit”, thuhet në njoftimin e Swanseas.
Veç këtyre që i përmendëm, pasi përfundoi karrierën si futbollist, Makelele ishte trajner i ekipit francez, Bastia dhe punoi si drejtor teknik te Monaco. /Telegrafi/