Golden Eagle Ylli pësoi humbje ndaj Sigal Prishtinës në ndeshjen e xhiros së XII, por performanca e 16 vjeçarit nga Prizreni, Gazzali Makasqi, nuk bën të kalohet pa u vërejtur.
Reprezentuesi i grupmoshave të reja të Kosovës, luajti me 17 pikë, në 29 minuta sa ishte në parket, i bëri 3 asistime dhe i vodhi dy topa nga kundërshtari, derisa indeksin e vlefshmërisë e kishte më të lartë në skuadër me 18.
Me 17 pikë të shënuara në një ndeshje të Superligës, lojtari në fjalë ka shënuar rekord personal në elitë të basketbollit kosovar, transmeton borozani.
Makasqi, ishte i saktë 100% në tentime për dy pikë (5/5), shënoi 2 herë nga vija e treshit dhe një herë nga vija e gjuajtjeve të lira.
Ylli gjendet në pozitën e pestë në Superligë me 16 pikë të grumbulluara pas 12 xhirove.