Kandidati i krahut të majtë në Meksikë, Andrés Manuel López Obrador, është duke iu afruar fitores së qartë në zgjedhjet presidenciale.
Zyrtarët zgjedhorë kanë thënë se numërimi i shpejtë pas votimeve të së dielës ka treguar se ish-udhëheqësi i Meksiko Sitit ka fituar rreth 53 përqind të votave, më shumë se secili garues tjetër, përcjell Telegrafi.
Sonazhet e para kanë listuar, López Obrador, të njohur me inicialet e tij Amlo, shumë më përpara se kandidatët tjerë dhe se rivalët e tij më të afërt e kanë pranuar humbjen dhe kanë uruar Lopez Obrador për fitoren e tij.
Në kometet e tij të para publike pas zgjedhjeve, Lopez Obrador ka thënë se çrrënjosja e korrupsionit dhe mosndëshkimit do të jenë në mesin e prioriteteve të administratës së tij. /Telegrafi/