Site icon Telegrafi

Majmuni i vjedh çantën pushueses në Indonezi

Një turiste që tentoi të bënte një selfie me një majmun në Indonezi, ndau videon e momentit kur primati i vogël ia vodhi çantën.

Jovita Coppage tha se ishte duke vizituar pyllin e majmunëve Ubud në Bali kur u përpoq të bënte një selfie me një majmun i cili në dukje të parë të jepte ndjenjën se ishte miqësor.

Një video e xhiruar nga motra e Coppage tregon majmunin duke zgjatur dorën dhe duke i hequr çantën nga duart e saj, raporton UPI, transmeton Telegrafi.

Jovita fillimisht përpiqet të marrë çantën, por bën një hap prapa kur kafsha në mënyrë agresive tregon dhëmbët e saj.

Coppage përfundimisht kapi shpejt çantën dhe e tërhoqi atë nga duart majmunit.

Coppage në një postim në Instagram tha se ajo ishte më e shqetësuar për gjërat që ndodheshin brenda çantës sesa për vetë çantën. /Telegrafi/

Exit mobile version