Niv është majmuni që jetonte i vetmuar deri më tani në kopshtin zoologjik që ndodhet në Tel Aviv të Izraelit.
Por, me të hyrë në kafazin e tij një pulë, ai e ka adoptuar atë dhe kalon kohën gjithnjë me të, transmeton Telegrafi.
“Është një kafshë që i ha pulat, por ka zënë shoqëri me të. Tërë kohën janë së bashku” thuhet në raport lidhur me rastin.
Meqenëse ky majmun katërvjeçar ishte i vetmuar dhe pa shoqëri, shpeza tashmë nuk po e lë që të mërzitet, duke krijuar një nga miqësitë më të rralla që janë parë deri më tani. /Telegrafi/