Site icon Telegrafi

Majmuni befason me lëvizje sikur vallëzim baleti (Foto)

Në kopshtin zoologjik që ndodhet në Devon të Anglisë, majmuni Kionda i ka befasuar të pranishmit, me lëvizje sikur të një balerini.

Kafsha 15-vjeçare, ka ngrehur duart lartë dhe është sjellë disa herë në maje të gishtërinjve, por ky moment nuk është arritur të filmohet, transmeton Telegrafi.

Vallëzimi i pazakontë

“Zakonisht hedhë ujin e liqenit dhe shkëputë barin për ta afruar te vizitorët, por nuk e kam parë duke vallëzuar”, ka thënë njëri prej kujdestarëve lidhur me rastin.

Momenti i hedhjes së barit

Lëvizjet e tilla nuk janë aq të zakonshme për këta majmunë, sepse peshojnë rreth 150 kilogramë dhe janë krijesa më të ashpra. /Telegrafi/

Exit mobile version