Majlinda gjithmonë shkëlqen në paraqitjet e saj publike.
(Ish) e dashura e këngëtarit nga rradhët e Babastars, Majk nga një vajzë që frekuentonte shpesh jetën e natës, me ardhjen në jetë të djalit i është dedikuar plotësisht atij.
Por, krahas Roanit, bukuroshja po gjen kohë mjaft shpesh edhe për veten.
Mbrëmjen e kaluar, Majlinda ka lënë pa fjalë ndjekësit e saj me një fotografi ku shfaqet e rregulluar, para se të shkonte në Zone, mësojnë burimet e Telegrafit.
Burimet e Telegrafit mësojnë se ajo ishte e pranishme në sektorin VIP të Zone club me shoqërinë e saj në përkrahje të babait të Roanit, Majkut.
Në këtë mbrëmje Majk dhe Cozman shfaqën një nga performancat më spektakolare kohët e fundit.
/Telegrafi/