Telegrafi

Majlinda muskuloze, e kapë për fyti dhe “lë pa frymë” Fisnik Ismailin (Foto)

Majlinda Kelmendi duket se është në top formë para Lojërave Olimpike në Rio de Janeiro dhe këtë ajo e ka testuar me një prej personaliteteve publike.

Viktimë e heroinës shqiptare ishte Fisnik Ismaili, i cili ra pre e Majlindës.

Në një postim në rrjetin social Facebook ku shihet se si Majlinda ka shtrënguar për fyti Fisnik Ismailin, vërehet se si ajo e lë atë pa frymë, shkruan Telegrafi.

Lexo po ashtu Kështu u duk Fisnik Ismaili si fëmijë (Foto)

Dhe, kjo sipas Fisnikut është indikacioni më i madh se ajo është në top formë para dueleve kruciale të mëdha në Lojërat Olimpike të këtij viti.

“Normal, kur ta ngulfatë Spajdermenin, ato cucat n’Rio i han si keksa”, është përshkrimi i Ismailit në foton e postuar prej vet tij.

Çuditërisht kësaj radhe nuk ka sharë deputeti i Kuvendit të Kosovës i njohur për komentet e tij kontraverse dhe gjuhën vulgare, siç rëndom e bën për rivalët e tij politik. /Telegrafi/