Telegrafi

Majlinda Kelmendi viziton Ramush Haradinajn në Francë (Foto)

Majlinda Kelmendi, kampione botërore dhe olimpike në xhudo, bashkë me trajnerin e saj Driton Kuka, e ka vizituar në Francë ish-kryeministrin e Kosovës dhe liderin e AAK-së, Ramush Haradinajn.

Njoftimin për vizitën e Majlinda Kelmendit tek Ramush Haradinaj e ka publikuar në Facebook trajneri i Kelmendit, Driton Kuka, transmeton Telegrafi.

Postimi i plotë i Driton Kukës:

“Librin e Majlindës sot patëm nderin t’ia dhurojmë njeriut të shenjtë të popullit tonë!
Vizita në Gjermani dhe Francë sot e pat cakun drejt njeriut tonë të madh të Kombit Ramushit” (sic.), ka shkruar Kuka. /Telegrafi/