Site icon Telegrafi

Majlinda Kelmendi uron 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës (Video)

Xhudistja nga Kosova, Majlinda Kelmendi, ka uruar të gjithë shqiptarët për ditën e pavarësisë, ndërsa ka thënë se këta 10 vjet kanë qenë shumë të suksesshëm për të.

Kelmendi mendon se medalja olimpike është rezultati që ka motivuar më së shumti popullin shqiptar, i cili e sheh atë si heroinë të Kosovës.

“Urime 10 vjetori i Pavarësisë së Kosovës të gjithë shqiptarëve kudo që janë”.

“Këta 10 vjet në përgjithësi për mua kanë qenë shumë të suksesshëm, duke marrë parasysh se u shpalla kampione evropiane, botërore dhe kampione olimpike”.

“Realisht, nuk e di nëse ka diçka tjetër që i ka motivuar shqiptarët më shumë sesa medalja olimpike”.

“Kështu që, unë jam shumë e nderuar dhe e privilegjuar që populli im më sheh si heroinë e këtij vendi. Edhe njëherë, shumë urime”, ka thënë Kelmendi. /Telegrafi/

Exit mobile version