Telegrafi

Majlinda Kelmendi u jep zemër lojtarëve të Kosovës për ndeshjen me Islandën (Video)

Olympic Channel ka bërë një intervistë me Majlinda Kelmendin, fituesen e medaljes së artë Olimpike në xhudo.

Majlinda është sportiste që karrierën e saj e ka ndërtuar në Kosovë dhe vlerat e saj i ka promovuar si është më së miri.

Kelmendi ka kujtuar edhe disa nga çastet emocionuese të saj, kur e fitoi medaljen e artë, ndërsa u pyet edhe për ndeshjen e Kosovës me Islandën.

“Ndoshta tani ata nuk do të fitojnë kundër Islandës, por do të vijë dita. Nuk them se ata nuk kanë asnjë gjasë për këtë ndeshje, por do ta shohim. Ju uroj fat”, ka thënë Majlinda, shkruan Telegrafi.

Majlinda ka pasur një mesazh për fund, duke iu thënë djelmoshave të Albert Bunjaku: “Bëhuni të fortë”.

Kosova luan kundër Islandës me 24 mars në Shkodër. /Telegrafi/