Xhudistja e njohur shqiptare, Majlinda Kelmendi, ka qenë e ftuar së fundmi në kronikën “50 pyetje” të emisionit “Prive”.
Ajo iu është përgjigjur shumë pyetjeve që lidhen me jetën dhe karrierën e saj, duke ndarë me publikun disa gjëra që njerëzit mund të mos i kenë ditur rreth saj.
“E kam pasur një eksperiencë të keqe me rrjetet sociale, kështu që dyshoj shumë që do të hapë ndonjëherë”, ka thënë Majlinda.
E kur jemi te rrjetet sociale, sportistja me prejardhje nga Peja tregoi se humbjen e madhe të kohës në to, e sheh si mangësi tek të rinjtë, gjë që mund t’i ngadalësojë pak ata në rrugëtimin e tyre profesional.
“Unë kam qenë shumë serioze, shumë më e përkushtuar, ndërsa sot të rinjtë janë shumë më ndryshe, ndoshta fajet i kanë rrjetet sociale”, tha ajo.
Majlinda përndryshe përgjatë intervistës e cilësoi si momentin më të rëndësishëm të jetës ditën kur është shpërblyer me mdeljae olimpike.
E njëjta bëri të ditur se fraza që dëgjon më shpesh është “krenohemi me ty”, me çka ndjen kënaqësinë më të madhe kur e dëgjon nga të tjerët. /Telegrafi/