Telegrafi

Historike: Majlinda Kelmendi stoliset me medaljen e parë të artë në Lojërat Evropiane pas triumfit ndaj ruses në Minsk 2019

Majlinda Kelmendi (Foto: Kosovo National Olympic Committee/Facebook)

Majlinda Kelmendi ka arritur të fitojë medaljen e artë në Lojërat Evropiane që po mbahen në Minsk të Bjellorusisë dhe hyrë në histori, pasi kjo ishte medalje e parë e artë nga Lojërat Evropiane. 

Sporti, e në veçanti xhudo po vazhdon të bëjë krenar Kosovën, pasi edhe sot (e shtunë) ka dhuruar medalje për xhudistët tanë.

Është xhudistja pejane, Majlinda Kelmendi, e cila ka arritur të fitojë medaljen e artë në Lojërat Evropiane Minsk 2019.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Xhudos

Xhudistja nga Kosova ka arritur që të nisi garën me një fitore në ndeshjen e parë ndaj zviceranes, Fabienne Kocher.

Pas fitores ndaj Kocher, radha i erdhi xhudistes Karolina Pienkowska nga Polonia, e cila u mposht me ippon në çerekfinale.

Majlinda e artë në Minsk (Foto: Kosovo National Olympic Committee/Facebook)

Në gjysmëfinale, Majlinda u takua me francezen numër 1 të botës, francezen Amandine Buchard, të cilën e mposhti gjithashtu me ippon.

Në finale u zhvillua një përballje e fortë me rusen Natalia Kuziutina, por Majlinda arriti të fitojë me ‘golden score’ apo pikën e artë edhe në fund mori medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë. /Telegrafi/