Majlinda Kelmendi ka arritur të fitojë medaljen e artë në Lojërat Evropiane që po mbahen në Minsk të Bjellorusisë dhe hyrë në histori, pasi kjo ishte medalje e parë e artë nga Lojërat Evropiane.
Sporti, e në veçanti xhudo po vazhdon të bëjë krenar Kosovën, pasi edhe sot (e shtunë) ka dhuruar medalje për xhudistët tanë.
Është xhudistja pejane, Majlinda Kelmendi, e cila ka arritur të fitojë medaljen e artë në Lojërat Evropiane Minsk 2019.
Xhudistja nga Kosova ka arritur që të nisi garën me një fitore në ndeshjen e parë ndaj zviceranes, Fabienne Kocher.
Pas fitores ndaj Kocher, radha i erdhi xhudistes Karolina Pienkowska nga Polonia, e cila u mposht me ippon në çerekfinale.
Në gjysmëfinale, Majlinda u takua me francezen numër 1 të botës, francezen Amandine Buchard, të cilën e mposhti gjithashtu me ippon.
Në finale u zhvillua një përballje e fortë me rusen Natalia Kuziutina, por Majlinda arriti të fitojë me ‘golden score’ apo pikën e artë edhe në fund mori medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë. /Telegrafi/