Vjen edhe medalja e dytë për Kosovën në Masterin e Dohas, këtë herë është e bronztë.
Është kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi, e cila fitoi të bronztën në kategorinë -52 kg të Mastersit të xhudos, që po mbahet në Doha të Katarit.
Kelmendi mposhti për të bronztën belgen , Charline Van Snick.
Pas pak mund të vije medalja e tretë, me Nora Gjakovën, që po e kërkon të bronztën në -57 kg. /Telegrafi/