Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF) ka shpërblyer me 50 mijë dollarë Majlinda Kelmendin.
Kështu së paku ka konfirmuar xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi për “Insidethegames”.
“Ky është një moment i mrekullueshëm për të gjithë atletët e nivelit të lartë, duke më përfshirë edhe mua”, ka thënë Kelmendi duke shtuar se “Presidenti i IJF-së, zotëri Vizer, po mendon shumë për atletët. Ndjehem mirë kur kthehem e mendoj për vitin 2016. Të fitosh titullin Olimpik është arritja më e madhe e jetës sime”, transmeton Telegrafi.
Kujtojmë se pejania është shpallur kampione bote në vitin 2013 dhe 2014 dhe kampione olimpike e Rio 2016.
Si Majlinda, gjithashtu janë shpërblyer edhe 13 xhudist të tjerë, ku janë shtatë meshkuj dhe po aq femra. /Telegrafi/