Telegrafi

Majlinda Kelmendi shpallet xhudistja më e mirë e vitit nga IJF

Majlinda Kelmendi ka rrëmbyer edhe një çmim të rëndësishëm sot.

Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF) ka konfirmuar se kampionia olimpike ka fituar çmimin për xhudistes më të mirë të vitit “IJF Judoka of the Year Award”.

“Dy herë kampionia e botës, dhe bartësja e flamurit, Majlinda Kelmendi, që për herë të parë i siguroi vendit të saj medalje të artë olimpike në kategorinë -52kg, mori 5299.

“Kampionia olimpike la prapa brazilianen Rafaela Silva, që si e dyta mori 2565 vota, kurse e treta ishte amerikania Kayla Harrison”, thuhet në konfirmimin e IJF-së.

Kurse në kategorinë e meshkujve çmimin e më të mirit të vitit e mori japonezi Ono Shohei, që po ashtu ka fituar medaljen e artë olimpike në Rio. Ai mori 2166 vota.