Ne vazhdën e vizitave të shumta pas kthimit nga Rio, fituesja e medaljes së artë Majlinda Kelmendi sot ka ndaluar në industrinë Birra Peja si segment i fuqishëm i Devolli Group.
Pronari i Devolli Group, Blerim Devolli dhe drejtori gjeneral i Birra Peja, Ernest Jusufi sot janë përkujdesur për te pritur vajzën e arte nga Peja me ç’rast kanë prezantuar rrjedhën e punëve dhe rritjen e trendëve te konsumimit te ujit akull ne tregun vendor dhe më gjerë.
E Majlinda e artë ka rrëfyer për arritjet e saja që kanë rezultuar me pozitivitet dhe ambiciet për të ardhmen e afërt
Drejtori gjeneral i Birra Peja premtoi që uji Akull edhe më tutje do të vazhdoj ta mbështesë karrierën e Majlindës dhe uroi që sukseset e saja të vazhdojnë edhe pas piedestalit të sukseseve në sport.
Duke qenë se Devolli Group ka mbështetur karrierën dhe përpjekjet për sukses të Majlindës që nga fillimi, trajneri i saj Driton Kuka është shprehur jashtëzakonisht mirënjohës dhe falënderues për brendinë uji Akull që vazhdon të rrugëtoj karshi Majlindës
Rikujtojmë se Malinda Kelmendi është fituese e Medaljes së artë olimpike , ajo nga Brazili sjelli kapitullin më të suksesshëm për historinë e sportit kosovar dhe gjithë shqiptar.
https://www.youtube.com/watch?v=krJvrCTo23o