Site icon Telegrafi

Majlinda Kelmendi merr një urim nga një zyrtare e lartë evropiane (Foto)

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek, ka uruar Kosovën për pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike.

Austriakja përmes një mesazhi të publikuar në llogarinë personale në Facebook ka shkruar se është shumë e gëzuar që Majlinda Kelmendi dhe sportistët të tjerë kosovarë do të marrin pjesë në Olimpiadë.

“Jam shumë e gëzuar që xhudistja Majlinda Kelmendi dhe sportistët e tjerë kosovarë më në fund si kosovarë do të marrin pjesë në një Olimpiadë dhe flamurin kosovar ta valëvisin gjatë hapjes së këtyre lojërave.

Ju dëshiroj  shumë sukses”, ka shkruar Ulrike Lunacek.

Exit mobile version