Xhudistja pejane që po korr suksese në arenën e sportit ndërkombëtar, Majlida Kelmendi, ka marrë çmimin “Evropiani i Vitit” për promovim të Kosovës në Evropë.
Këtë çmim e ka ndarë zyre e Bashkimit Evropian në Kosovë.
Ndërsa, në garë për këtë çmim kanë qenë edhe zyra e Avokatit të Popullit, Iniciativa “Ta pastrojmë Kosovën”, kryetarja e Rrjetit Rinor në Kosovë, Krenare Gashi etj.
Kujtojmë se muaj më parë xhudistja pejane është shpallur kampione e Evropës për kategorinë 52 kilogramë. /Telegrafi/