Telegrafi

Majlinda Kelmendi: Medaljen e artë ia dedikoj një personi të veçantë, tezakut të ndjerë Labinot Harbuzi

Xhudistja nga Kosova, Majlinda Kelmendi ka pasur një dedikim të veçantë për medaljen e artë të fituar në Minsk të Bjellorusisë.

Majlinda Kelmendi ka arritur të mbretëroj në Lojërat Evropianë që po zhvillohen në Minsk të Bjellorusisë.

Pejania ka arritur të fitojë medaljen e artë në këtë garë në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Lexo po ashtu Historike: Majlinda Kelmendi stoliset me medaljen e parë të artë në Lojërat Evropiane pas triumfit ndaj ruses në Minsk 2019

Xhudistja jonë në finale ka arritur të mposht me poenë të artë rusen Natalia Kuziutina.

Në intervistën e dhënë për faqen e KOK-ut, Majlinda ka treguar se medaljen ia dedikon djalit të tezes së saj, ish-futbollistit të ndjerë, Labinot Harbuzi.

Lexo po ashtu Ndërron jetë në moshën 32 vjeçare futbollisti Labinot Harbuzi

“Këtë medalje ia dedikoj një personi që ka qenë shumë i veçantë për mu. Djali të tezës, Labinot Harbuzi, të cilin fatkeqësisht e kemi humb disa muaj më parë”.

“Ai ka qenë ndoshta idhulli im i parë, pasi kur i kam pasur 12-vjet ai ka besuar në mua dhe gjithmonë ka thënë se jam më e mira në botë. Kështu që këtë medalje ia dedikoj atij”, ka thënë Majlinda Kelmendi. /Telegrafi/