Telegrafi

Majlinda Kelmendi, kryefjalë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Përfaqësuesi i Japonisë në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara shfrytëzoi disa minuta për të shtjelluar ndikimin e Majlinda Kelmendit në Japoni pas fitimi të medaljes së artë në Lojërat Olimpike të Rios.

“Medalja e artë është një prej episodeve më emocionale në Japoni. Jo pse ajo ka mundur garuesen japoneze, në gjysmëfinale por për shkak se qytetarët e japonezë ishin shumë të prekur për arritjen e saj në kushtet jo aq të mira. I urojmë me gjithë zemër fitoren e kësaj medalje. Fitimi I kësaj medalje nga Majlinda Kelemendi ka bërë histori për Kosovën”, ka thënë përfaqësuesi i Japonisë në OKB.

Në të njëjtën linjë ka folur edhe përfaqësuesi i Anglisë, duke përgëzuar Kosovën dhe Majlinda Kelmendin, transmeton Telegrafi.

Edhe konsullja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka përmendur xhudisten ksoovare si shembull dhe inspirim për fëmijët e Kosovës, edhe pse më herët i janë ofruar miliona euro që të garojë për shtete tjerë.

Xhudistja kosovare kishte mposhtur në gjysmëfinale japonezen, Misato Nakamura, ku më pas kishte fituar medaljen e artë olimpike në kategorinë 52 kilogram. /Telegrafi/