Telegrafi

Majlinda Kelmendi kalon në finale të Grand Prix ‘Tashkent 2018’

Xhudistja jonë, Majlinda Kelmendi ka kaluar në finalen e madhe të Grand Prix ‘Tashkent 2018’.

Kelmendi ka arritur të fitojë edhe garën e radhës në Grand Prixin që po mbahet në Uzbekistan.

Xhudistja jonë ka në arritur të mposht në gjysmëfinale kësaj radhe xhudistën nga Spanja, Ana Perez.

Lexo po ashtu Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi arrijnë në gjysmëfinale të Grand Prix 'Tashkent 2018'

Me këtë fitore, Kelmendi ka arritur të kalojë në finale në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Fitorja e Majlindës erdhi falë një Ipponi të dhënë ndaj Perezit.

Finalja do të zhvillohet më vonë, teksa edhe kundërshtarja e saj do të mësohet më vonë.

Në gjysmëfinale kanë arritur edhe dy xhudistet tjera, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, të cilat janë në kërkim të medaljeve. /Telegrafi/