Majlinda Kelmendi ka folur për medaljen e argjendtë të fituar nga Distria Krasniqi në Lojërat Olimpike ‘Parisi 2024’.
Distria Krasniqi humbi në finale, derisa për Majlindën ka qenë një humbje e dhimbshme.
Ish-fituesja e medaljes Olimpike tani në rolin e trajneres ka thënë se në finale i shkuan lotët kur pa Distrinë duke humbur, megjithatë ajo tha se medalja e argjendtë është një sukses i madh për Kosovën.
“Realisht momenti kur humbi Disi në finale më kanë shkuar lotët pasi kam qenë 1 milionë përqind e sigurt që ka me fituar”.
“Momenti kur përfundoi lufta e kam pasur një shok të vogël, por prapë se prapë medalja është medalje dhe ngjyra nuk luan shumë rol kur je në podium”.
“Më vije shumë mirë për Disin, për Tonin për ekipin në përgjithësi dhe Kosovën si shtet. Hera e tretë që Kosova po merr pjesë në Lojërat Olimpike dhe për herë të tretë prapë po marrim medalje dhe thjesht po ia dëshmojmë botës që kemi një rini të shëndoshë dhe shumë kohë më parë është dashur të na jepet mundësia t’i tregojmë vlerat tona si komb”, ka deklaruar Majlinda Kelmendi për faqen zyrtare të Komitetit Olimpik të Kosovës. /Telegrafi/