Telegrafi

Majlinda Kelmendi fiton medaljen e artë në Dyseldorf

Majlinda Kelmendi e ka mposhtur mongolezen Sosorbaram Lkagvasuren në finale të Grand Slamit të Dyseldorfit të Gjermanisë.

Xhudistja nga Peja e fitoi të artën në kategorinë deri në 52 kilogramë. Kelmendi arriti të fitojë para kohe pasi që xhudistja kundërshtare mori tri vërejtje (shido).

Rrethin e parë, Majlinda e kaloi pa luftë, ndërsa në ndeshjet tjera suksesshëm kreu punë me Ippon.

Për të arritur në finale, Majlinda mposhti Verna Thumm, Eleudis Valentim, Bakyeong Jeong dhe italianen, Odette.

Kampionia olimpike është kthyer në formën e saj më të mirë pasi fitoret nuk po ndalen.

Lexo po ashtu Majlinda Kelmendi arrin në finale të Grand Slamit të Dusseldorfit

Kelmendi fitoi 1000 pikë Olimpike për Lojërat Olimpike Tokio 2020. Për të është medalja e dytë e artë këtë vit, pas asaj të fituar muajin e kaluar në Grand Prixin e Tel Avivit.

Në Grand Slamin e Dyseldorfit, ekipi i Kosovës u paraqit vetëm me Majlindën. /Telegrafi/