Telegrafi

Majlinda Kelmendi fiton edhe ndeshjen e dytë, kalon në çerekfinale në Grand Slamin e Dusseldorfit

Xhudistja nga Kosova, Majlinda Kelmendi ka kaluar në çerekfinale të Grand Slamit të Dusseldorit në Gjermani.

Majlinda ka vazhduar me ndeshje të mira dhe fitore në Gjermani.

Xhudistja pejane ka arritur të fitojë edhe ndeshjen e dytë dhe të kap çerekfinalen e këtij Grand Slamit.

Lexo po ashtu Majlinda Kelmendi e nis me fitore Grand Slamin e Dusseldorfit

Vajza jonë ka fituar kësaj radhe ndaj xhudistes braziliane, Eleudis Valentim.

Në çerekfinale, Majlinda do të përballet me xhudisten nga Korea e Jugut, Bokyeong Jeong.

Në ndeshjen e parë, kampionia Olimpike mundi me Ippon xhudisten gjermane, Theresa Voll.

Vlen të theksohet se xhudistja jonë bënë gara në kategorinë deri në 52 kilogramë. /Telegrafi/