Majlinda Kelmendi të enjten do të garojë në kampionatin evropian të xhudos për vitin 2017 që mbahet në Varshavë të Polonisë.
Ajo është favorite absolute për të fituar medaljen e artë.
“Duhet të ndodhë thuajse një mrekulli që Majlinda Kelmendi mos të mbrojë titullin. Një është e sigurt, nuk ka asnjë rivale që e njeh Kelmendin më mirë se partnerja e saj e stërvitjes, Distria Krasniqi, që është bartëse e tretë. Andreea Chitu e Rumanisë është një kandidate tjetër, njëjtë si Odette Giuffrida e Italisë”, ka shkruar sajti i Federatës Evropiane të Xhudos (EJU) në prezantimin e kategorisë deri 52 kg.
Majlinda ka dy tituj të Evropës, në vitet 2016 e 2014, ndërsa në vitin 2013 ajo fitoi medalje të bronztë.